Dy konflikte që kanë degjeneruar deri në përdorimin e grushteve dhe sendeve të forta janë regjistruar në Durrës dhe 4 rrugët e Shijakut.
Sipas policisë, grindja e regjistruar në mes të Durrësit, në lagjen nr.3 ka pasur për protagonist një 50-vjeçar.
Të njëjtat burime saktësojnë se shtetasi A.D. 50 vjeç nga Durrësi ka goditur me grushte të riun nga Shijaku, shtetasin J.Ç., 28 vjeç. Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i lënduar.
Ndërkohë tek 4 rrugët e Shijakut, shtetasi A.H, vjeç 41, banues në fshatin Xhafzotaj, ka goditur me sende të forta shtetasin R.V vjeç 39, banues në fshatin Sallmone.
39-vjeçari është plagosur lehtë nga dhuna e ushtruar ndaj tij.
Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal për të dy protagonistët e sherreve.





