Regjistrohet një tjetër sherr për motive banale në qytetin e Durrësit, ku janë përfshirë dy burra të moshës 45 e 51 vjeç dhe një 23-vjeçar, të tre me banim në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se shtetasi G.Ç. 45 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasit B.R. dhe G.R., 23 e 51 vjeç.
Sherri që precipitoi deri në përdorimin e dhunës dhe sendeve të forta ndodhi ditën e djeshme në lagjen nr. 17/1.
Pas njoftimit të rastit, policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për 45-vjeçarin G.Ç.





