DURRËS, 16 gusht 2013 – Prona sjell sherr në familje, dukuria e dhunës ndaj pjesëtarëve të “qelizës së shoqërisë” është bërë një dukuri tejet e shpeshtë dhe shqetësuese, sikurse ka ndodhur dhe në qytetin buzë Erzenit. Uniformat blu të komisariatit të Shijakut i kanë vënë prangat shtetasit N.M., 49 vjeç, nga Sallmoneja. Mbi të rëndon akuza e dhunës së përsëritur ndaj nënës së tij, tepër të moshuar: 83 vjeçe! Policia, e cila verifikoi pretendimet e zonjës plakë, thotë se shkaku i dajakut mbi atë që i ka bërë kokën, ishin mosmarrëveshjet mbi pronësitë. Por dhunuesi do të gjykohet në gjendje të lirë, në pritje të vendimit të togave të zeza të rrethit gjyqësor të Durrësit për marrjen në mbrojtje të së moshuarës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





