Me siguri të gjithë e mbani mend Klodin e ‘BB3’, i cili ishte i pari në të gjitha formatet e këtij lloji në Shqipëri, i cili deklaroi homoseksualitetin e tij.
Deklarata e Klodit pasoi me një sërë ngjarjesh dhe protestash në atë kohë.
Por, diçka që nuk e kemi ditur, ka qënë një sherr i ndodhur mes gazetares Aulona Musta dhe tij. Kjo e fundit asokohe në ‘Thumb’ kishte përmendur Klodin në një batutë duke thënë “Nëse doni që vajzat t’ju dërgojnë ftesa miqësie në Facebook, mos vendosni foto profili, atë të Klodit’, tregoi ajo në ‘Xing me Ermalin’.
Kjo deklaratë e saj, kishte nxitur ish-banorin ta telefononte gazetaren duke i kërkuar llogari që pse i kishte përmendur emrin dhe homoseksualitetin. Sipas gazetares, ai e kishte kërcënuar duke i thënë se do i gjente shtëpinë, ndërkohë që Aulona i kërkonte të qetësohej.
“Unë zakonisht jam person i qetë, por kur më bien në qafë jam ndryshe. Fillova t’i kthej përgjigje, e pasi mbarova, parkova makinën e vazhdova si më parë. Keni dëgjuar më për Klodin?”,thotë gazetarja duke e imituar zërin e personazhit të 'BB3'./Xing.al