Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën.
Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë bërë kallëzim në polici në datë 5 mars, ku akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë fizike.
Në kallëzimin e tij, Princi ka deklaruar se është dhunuar me shqelma dhe sende të forta nga ish-vjehrri, Gjergj Zaharia.
Këto akuza janë hedhur poshtë nga Gjergj dhe Elia Zaharia të cilët pretendojnë se janë ata viktima e ngjarjes.
Babai i Elia Zaharisë ka mohuar në polici të ketë sulmuar Princin duke deklaruar se është i moshuar dhe kjo nuk është e mundur fizikisht. Më vonë në media u publikua edhe një video nga sherri i dhunshëm ku i përfshirë ishte babai i Elias, Gjergj Zaharia .
Në një prononcim për Vizion Plus, Elia Zaharia thotë se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci është shumë e vështirë për atë dhe familjen e saj.
Elia thotë se nuk është aspak e lehtë për atë, kur kthehet në shtëpi dhe gjen Princ Lekën që përpiqet të dhunojë babanë e saj 73-vjeçar. Ndërkaq ajo thekson se konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me Princin personalisht. Ajo insiston se e vetmja gjë që bëri ishte të ndalonte dhunën e Princit dhe për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore
“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia.
Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në proces divorci, pas 7 vitesh martesë dhe më shumë se një dekadë histori dashurie. Ndërkohë që vajza e tyre, Geraldina Zogu është në kujdestarinë e të ëmës, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi.
SHIKO VIDEOT: