Mediat serbe kane akuzuar disa shqiptarë si shkaktarë të kaosit dhe përplasjeve të krijuara mes tifozëve në Gelsenkirchen të Gjermanisë, atje ku mbrëmjen e sotme do të përballen Anglia dhe Serbia në kuadër të Euro2024.
“Kurir” ka shkruar se një shqiptar është futur në mesin e tifozëve serb.
“Skena të pahijshme në Gelsenkirchen të Gjermanisë, të shkaktuara nga ata që nuk kanë vend atje, tifozët shqiptarë!”, shkruan pamfleti serb.
“Një shqiptar ka hyrë në mesin e tifozëve serbë me qëllim që të provokojë serbët dhe të valëvisë flamurin
Në përgjithësi qendra e qytetit është e mbushur me shqiptarë, dhe ata hynë në një restorant në qendër të qytetit të drejtuar nga një serb me qëllim që të shkaktonin kaos, dhe shpërtheu një përleshje e ashpër”, shkruan më tej media serbe.
Sipas saj, dy nga sulmuesit janë plagosur dhe ndodhen në spital.