Dega lokale e PS Durrës pas lajmeve dhe një video që qarkulloi në media, ku pretendohej se dy kandidatët për deputetë Alban Xhelili dhe Erjon Meka ishin përfshirë në një sherr në zonën e plazhit.

Ashtu siç, edhe më herët vepruan dy kandidatët, të cilët në një komunikim për “DurrësLajm” e konsideruan Fake News, PS Durrës e hedh poshtë këtë lajm si të pavërtetë dhe shpifje e ulët e “gatuar në kazanët e PD”.

“Një lajm totalisht i pavërtetë është shpërndarë në media, ku aludohet mbi përfshirjen e dy kandidatëve të Partisë Socialiste Durrës në një konflikt fizik. PS e Durrësit distancohet nga të tilla aludime, dhe sqaron opinionin publik se bëhet fjalë për shpifje të ulët dhe shprehim keqardhje për nivelin ku janë katandisur ato media që hedhin në publik gënjeshtra dhe baltë të gatuara në kazanët e PD”,– shkruan PS Durrës.

Sipas degës lokale, në videon që qarkullon në media “duken disa policë duke shoqëruar disa persona, por asnjë prej tyre NUK është kandidat i Partisë Socialiste Qarku Durrës. Kandidatët tanë dhe gjithë strukturat vijojnë angazhimin e tyre të palëkundur drejt FITORES së 25 prillit!”

Deklaratë për shtyp e Partisë Socialiste – Qarku Durrës

Një lajm totalisht i pavërtetë është shpërndarë në media, ku aludohet mbi përfshirjen e dy kandidatëve të Partisë Socialiste Durrës në një konflikt fizik. PS e Durrësit distancohet nga të tilla aludime, dhe sqaron opinionin publik se bëhet fjalë për shpifje të ulët dhe shprehim keqardhje për nivelin ku janë katandisur ato media që hedhin në publik gënjeshtra dhe baltë të gatuara në kazanët e PD.

Në videon që shoqëron këtë fake news duken disa policë duke shoqëruar disa persona, por asnjë prej tyre NUK është kandidat i Partisë Socialiste Qarku Durrës.

Kandidatët tanë dhe gjithë strukturat vijojnë angazhimin e tyre të palëkundur drejt FITORES së 25 prillit!

Përsëritja e qëllimshme e të tillë shpifjeve apo çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, ashtu sikundër e parashikon edhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, PS do t’i përgjigjet vetëm në rrugë ligjore.

Rrugën drejt fitores së mandatit të tretë të PS dhe kryeministrit Edi Rama nuk e zbehin dot balta as shpifjet që tenton të prodhojë opozita, e cila nuk e pranon dot humbjen e radhës përballë socialistëve të bashkuar në mbarë vendin

Deklaratë për shtyp e Partisë Socialiste – Qarku Durrës Një lajm totalisht i pavërtetë është shpërndarë në media, ku…

Posted by Partia Socialiste Durres on Monday, April 19, 2021