Pas sherrit masiv në Pezë të Tiranës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Enver Karaj, policia ka vënë në pranga autorin e krimit, i identifikuar si Flamur Karaj.
Ende nuk ka detaje për motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ka zbarkuar në zonën e krimit dhe ka rrethuar zonën.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nga të dhënat e para thuhet se gjendja e tij është kritike. Autori i plagosjes është punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.





