Është zbardhur ngjarja e ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku disa të rinjë u përfshinë në një sherr, që u shoqërua edhe me të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë Gledis Ustabeqiri, 26 vjeç, dhe Hygert Muçaj, 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me Taulant Ahmetin.

Ustabeqiri dhe Muçaj u vunë në prangat e policisë, ndërsa konflikti nisi pas një debati të çastit kur i thanë njëri-tjetrit: “Pse më shikove ashtu?!”.

Personat në fjalë kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe pas konfliktit verbal ka qenë Ustabeqiri ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar pa dashje dhe se nuk ka patur qëllim që të qëllojë me plumb.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat.