Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë me personazhin e njohur të TikTok, Medi Iseni.
Burime të medias vendase, Insajder kanë treguar se policia është duke e kërkuar reperin.
Policia ka zhvilluar kërkime tek DJ personal i reperit në lagjen “Dragodan” dhe sipas informacioneve jo zyrtare, policia i ka lënë ftesën që Noizy të paraqitet në komisariat, por ai nuk është paraqitur.
Edhe pse Policia dhe Prokuroria janë vënë në ndjekje të tij, një club në Gjilan njoftoi se Noizy të hënën do të mbajë një koncert aty.