Policia e Durrësit ka reaguar mbi ngjarjen e një nate më parë në bulevardin “Epidamn” ku pati një sherr mes disa adoleshentëve. Policia raporton se janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç.

Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ngjarja ka ndodhur në një orar kur në zonë ka një qarkullim të dendur kalimtarësh, shumë prej të cilëve e kanë parë nga afër sherrin masiv mes të rinjve.