Detaje të reja tronditëse zbardhen për vrasjen me thikë në zemër të 34-vjeçarit Idajet Dulla në Durrës pasditen e sotme.

I riu u vra nga Arbër Koti shofer furgoni dhe shkak i vrasjes mësohet të ketë qenë një rrugë. Dy familjet ishin në konflikt të hershëm pikërisht për këtë rrugë. 

 Autori ka qenë në furgon,  ndërsa viktima me makinë të vogël. Sherri mes tyre dyshohet se ka ndodhur për parakalim dhe bllokim të rrugës.

Viktima, foton e të cilit e publikojmë më poshtë është parë nga bashkëshortja dhe familjarë të tjerë, të cilët e kanë nisur menjëherë drejt Spitalit të Durrësit, me shpresë se 34-vjeçari do të mbijetonte.