Për herë të parë pas raportimit të konfliktit, Elia Zaharia shfaqet në dyert e gjykatës.

Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

Për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci, Elia Zaharia, urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri. Fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.