E ftuar në emisionin ‘Xing’ me Ermal Mamaqin këtë të shtunë do të jetë këngëtarja dhe nëna më e re Zaimina Vasjari.
Ndër të tjera ajo do të flasë dhe për sherrin aq shumë të përfolur mes saj dhe mikes Rezarta Shkurta.
Nga videoja e publikuar deri më tani nga Mamaqi nuk zbulohen detaje, por reagimi i menjëhershëm i Rezartës ka lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur një përplasje.
“Ishalla i ke thënë të vërtetën atij Ermal Mamaqit, gjej vend e futu Zaçe!”- ka komentuar Rezarta.
“Oooops…”-i është përgjigjur Zaimina, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të dalë në shesh sot në mbrëmje.





