Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në lagjen nr.11 të Durrësit.
Konflikti mes dy të moshuarve u mbyll me plagosjen e bashkëshortt Ahmet Stafa, nga gruaja e tij Asija.
Mësohet se dy të moshuarit janë grindur me njëri tjetrin për shkak të një konflikti pronësie.
Sipas banorëve të pallatit, dy te moshuarit, pronarë trualli, kanë qenë përfitues të dy hyrjeve, por firma ndërtuese ju ka dhënë vetëm një hyrje dhe të dytën ia ka shitur dikujt tjetër.
Dy te moshuarit meqenëse nuk kanë gjetur zgjidhje për të marrë pronën e tyre me firmën janë zënë me njeri tjetrin.





