Një konfikt mes dy adoleshentëve u raportua ditën e djeshme në një shkollë në lagjen nr.10 në Korçë, ku njëri prej tyre u transportua në spital pasi mbeti i dëmtuar. Ndërsa sot, polica njofton se 16-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën, teksa është arrestuar autori R. I., 21-vjeç. 

Siç u mësua më herët, konflikti mes dy të rinjve lindi për motive të dobëta, ndërsa ka agravuar në dhunë fizike deri në përdorimin e thikës. 

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, si pasojë e të cilit mbeti i dëmtuar një 16-vjeçar, që është jashtë rrezikut për jetën, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin R. I., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftota”.”