Detaje të reja dalin nga ngjarja në Fier, ku dy nxënës u konfliktuan sot në ambientet e shkollës në fshatin Çakran.

Gjatë një konflikti të çastit dy nxënësit nga 17 vjeç secili u përleshën fizikisht, ndërsa njëri prej tyre nxori thikën, duke lënë të plagosur bashkëmoshatarin e tij.

Nxënësi me iniciale Y.Xh u plagos në krah. Aktualisht ai ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekëosre.

Ndërsa autori me inicial B.D është shoqëruar në polici. Burime bëjnë me dije se autori kishte ardhur në shkollë me thikë me vete.

Autori në polici ka thënë se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se shkolla në Çakran ka roje edhe oficer sigurie dhe se  kjo është hera e pare qe ndodhin konflikte te tilla në këtë  shkollë.

Në shkollen ku ndodhi ngjarja, kanë mbërritur gjithashtu edhe perfaqësues të Prokurorisë Fier për të hetuar rreth konfliktit mes dy nxënësve.