Konflikt me armë zjarri në fshatin Gjormë të Vlorës, raportohen 2 të vdekur.
Përplasja me armë ka ndodhur pas një konflikti fizik në një lokal në Vlorë.
Raportohet se viktima dhe autori kanë pasur një konflikt mes tyre dhe kanë nxjerrë armët. Pasi ka qëlluar personin me të cilin u konfliktua, autori është vetëvrarë.
I riu Mariglen Mema, 32 vjeç ka vrarë 35-vjeçarin Artion Shenaj e më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij, me të të njejtën armë.
Policia e Vlorës ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen e rëndë, të sapondodhur.





