27 qershor 2015 – Katër persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur pasditen e së enjtes në Patos.
Sipas policisë janë arrestuar dy të plagosurit, Roland Sanxhaku, 28 vjeç dhe Arsen Lutaj, 26 vjeç për moskallëzim të krimit. Ndërsa nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe plagosje e rëndë me dashje janë arrestuar, Orgest Lutaj, 23 vjeç dhe Florian Sulaj, 29 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte në Patos, ku Roland Sanzhaku dhe Arsen Lutaj mbetën të plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri.
Gjatë operacionit të sotëm, mësohet se policia ka sekuestruar një automatik model-56, 21 fishekë dhe një thikë. Gjithashtu është sekuestruar edhe një automjet “Benz” me targë “AA937 GA”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/