TIRANE- Drejtuesja e shoqatës “Në Dobi të Gruas Shqiptare”, Sevim Arbana ka zgjedhur faqen e saj në rrjetin social të “Facebook”- ut për të sqaruar situatën e konfliktit të saj me kolegen Manjola Osmani. Në faqen e saj, Arbana sqaron se pas mbylljes së projekteve për shkak të konflikteve të mëdha, pas njoftimit për pushimin nga puna, Manjola Osmani kishte shkuar në zyrën e saj dhe janë zënë me njëra-tjetrën. Sevim Arbana është konfliktuar me Manjola Osmanin në ambientet e brendshme të zyrave të shoqatës. Konfliktimi ka qenë aq i fortë sa ka degjeneruar dhe në kanosje e përdorim të sendeve të forta, ku dy zonjat i janë drejtuar më pas policisë për ndihmë dhe materialet i janë referuar prokurorisë për veprën penale të “kanosjes”.
POSTIMI
“Apel Lëvizjes së Gruas, rreth një incidenti me emrin tim Tiranë, 17 Korrik, 2013 Të nderuara mike! Siç e keni parë, ka dy ditë që gjithë mediat janë aktivizuar mahnitshëm për të pasqyruar gjoja një incident që ka ndodhur në ambientet e shoqatës së grave. (…) Çfarë ka ndodhur? Projektet e shoqatës u mbyllën. Shkaku ishte konflikti i madh dhe gjërat e tjera, e si rrjedhojë, stafet ngelën pa punë. Z. Manjola Osmani, ditën e hënë, pas një jave të marrjes së njoftimit për shkëputje të marrëdhënieve financiare, hyn në zyrën time, ku ndodhej shoferi i shoqatës, e pas disa fjalësh e fyerjesh, merr gotën që kisha në tavolinë dhe ma hedh në fytyrë; fillimisht lëngun e më pas gotën. Provat janë ende në zyrë, për t’i parë prokuroria. Fill pas kësaj unë bëj denoncimin, ku jepet deklarata nga të dyja palët. Provat ndodhen në prokurori dhe kjo e fundit do të veprojë në bazë të ligjit dhe Kodit Penal”, mbyllet postimi në “Facebook”.
(burimi/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Sherri në shoqatën e grave Arbana: Kolegia më hodhi lëngun në fytyrë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
EMRAT/ Zgjidhen kryetarja dhe zv/kryetarja e re e Këshillit Bashkiak Durrës
Papa Leo XIV bën thirrje për armëpushim global në Ditën e Krishtlindjeve
E rëndë/ 13-vjeçarja përdhunohet nga grupi i të miturve në Selanik, mes tyre edhe 3 shqiptarë
INSTAT: 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj





