21 maj 2015 – Ditën e djeshme ka nisur një sherr masiv në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, gjatë ndeshjes Besa e Kavajës – Turbina e Cërrikut.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 65-të, pasi lojtarët u konfliktuan me njëri- tjetrin.

Për të shuar konfliktin e tyre ndërhynë dhe forcat e policisë, por këta të fundit kanë hasur në rezistencën e futbollistëve dhe stafit të ekipit të Turbinës, të cilët i kanë fyer e goditur uniformat blu që po kryenin detyrën.

Për pasojë të këtyre veprimeve, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

•Dorjan Bajrami ,19 vjeç, banues në Cërrik,

•Romario Bajrami, 22 vjeç, banues  në Elbasan,

•Xhelson Zogu, 21 vjeç, banues në Elbasan,

•Andi Biba, 25 vjeç, banues në Cërrik,

•Engjëll Belshi, 49 vjeç, banues në Elbasan,

•Xhelson Qafa,19 vjeç, banues në Cërrik,

•Mirjan Qokli, 18 vjeç, banues në Cërrik ,

•Gersi Pupuleku, 25 vjeç, banues në Cërrik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale: “Shkatërrimi i pronës“ dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/