Për javë me radhë, sherri Noizy-Enca u bë kryefjala e mediave. Çdo postim i Encës apo Noizy-t lidhej me sherrin mes tyre.
Ndërsa anëtarja e grupit OTR, Çiljeta e ftuar në “Thumb” ka treguar me pak fjalë se gjakrat mes dy artistëve janë ulur.
“Nuk kam ndërhyrë. Janë gjëra kalimtare. Enca ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e familjes edhe pse në fakt nuk jam interesuar shumë për këtë pjesë”, u shpreh këngëtarja duke mbajtur në një farë mënyre qëndrim asnjëanës.
Gjithashtu, ajo zbuloi se ka në plan për t’u rikthyer në ekran me një emision të vetin, por nuk tregoi asgjë më shumë. /revistawho.com