44-vjeçari Hansi Jonuzaj dyshohet të jetë autor i vrasjes së 31-vjeçarit Tauland Gjikaj, ngjarje e ndodhur mesditën e djeshme në rrugën Trans-Ballkanike në Vlorë.
BalkanWeb raporton se shkak i vrasjes dyshohet të ketë qenë një borxh që viktima iu ka pasur autorëve.
Mëngjesin e djeshëm, 31-vjeçari Gjikaj ka kërkuar një shumë lekësh borxh diku, si dhe ka komunikuar në telefon me autorët. Tabulatet telefonike faktojnë bisedat e zhvilluara mëngjesin e djeshëm mes viktimës dhe autorëve, të cilat kanë qenë të ashpra, me debate dhe ofendime.
Ata kanë qenë miq dhe shokë me njëri-tjetrin, ndaj dhe 31-vjeçari ka ndaluar, në momentin që ata i kanë dalë para në rrugë. Pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi, por pasagjeri në derën e pasme për një moment nuk ka mundur të hipi dhe mjeti është ndalur sërish.
Pas rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes dy persona kanë zbritur nga makina, ndërsa shoferi, Jonuzaj ka ikur drejt Pyllit të Sodës, ku dhe është kapur.
Ndërkohë, Hansi Jonuzaj nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Nga ana e saj, policia vijon kërkimet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve në krim, Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani.





