SHKODER, 23 tetor 2013 – Një 67-vjeçar nga komuna Gur i zi në rrethin e Shkodrës është ekzektuar me armë zjarri, nga shtetasi M.Markgjoni nga fshati Rrënzë i së njëjtës komunë.Viktima është shtetasi Zef Ejlli, 67 vjeç i cili  si pasojë e plagëve që mori nga një breshëri automatiku të shkrehur ndaj tij mbeti i vrare.Pavarësisht ndihmës së parë, Zef Ejlli humbi jetën në duart e mjekëve. Sipas burimeve te policise shkak ka qene loja me domino.Gjatë lojës të dy personat, Zef Ejlli dhe M.Markgjoni janë grindur shpesh deri në momentin kur pasi kanë mbaruar lojën Markgjoni i ka zënë pritë Ejllit duke e qëlluar me automatik.Policia arrestoi Markgjonin dhe   mori në pyetje  dëshmitarë të shumtë.