Personi që shihni në foto u vra mbrëmjen e kaluar në Kamëz, në një lokal. Ai quhet Olsi Kaptina dhe dyshohet se u qëllua me thikë pas sherrit për një femër.

Së bashku me vrasësin Altin Ndoci, nga Kukësi kishin qenë në një kafe të lagjes dhe janë konfliktuar për arsye që mbeten ende të paqarta.

Pasi janë qëlluar me grushta, Ndoci e ndoqi viktimën, e goditi me një thikë dhe e vrau.

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën i riu ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:05, në rrugën “Parisi” në Kamëz.