Dy orë pasi kishte nisur protesta e shoqërisë civile përpara Torrës Veneciane për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike të Durrësit, midis dy grupimeve: shoqëri civile-FRPD, pati një konflikit që degjeneroi deri në përplasje fizike midis tyre.
Pas lajmit se disa djem të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kishin ngacmuar një vajzë të shoqërisë civile dhe kjo u pasua me grushe mes protestuesve, ka reaguar deputeti i PD-së i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi.
Sipas Bylykbashit, kanë qenë disa persona të infiltruar nga Rama, që sulmuan dhe rrahën barbarisht mbrëmë protestuesit e shoqërisë civile.
“Këto grupime të telekomanduara nga Rama dhe sharlatanët pranë tij po kthehen në rrezik për protestuesit paqësorë që protestojnë kundër kësaj qeverie banditësh dhe kriminelësh. Kamuflazhi rinor dhe aktivizmi Çe-guevarist është i pamjaftueshëm për të mbuluar fillin që i komandon. E ç’mund të presësh në një shtet të majtë bandit?”, shkruan Bylykbashi.
Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit:





