Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një person ka qëlluar për vdekje vëllanë, kunatën e dy nipërit për të përfituar trashëgiminë.
Autori 48-vjeçar Angelo Tardino, pas kryerjes së këtij akti të rëndë, ka tentuar të vetëvritet dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Mediat shkruajnë se prona që futi në konflikt vëllezërit dhe u shndërrua në një masakër, është një shtëpi në Licata. Policia thotë se autori fillimisht është arratisur dhe teksa ka konstatuar se është rrethuar nga autoritetet ka tentuar të vetëvritej.
Fqinjët thonë se kanë dëgjuar të bërtitura me tone të larta para pak ngjarjes. Ata thonë se sherri nisi për arsye ekonomike, lidhur me ndarjen e tokave të familjes.





