Një 28-vjeçar është qëlluar për vdekje pas një përleshje për mishin e pulës në sanduiç. Dy burra nisën debatin pasi njëri akuzonte tjetrin për mosrespektimin e rradhës, teksa po porosisnin sanduic me mish pule.
Përleshja filloi në parkingun jashtë restorantit, ku 28-vjeçari u plagos me thikë. Ai u dërgua me urgjencë në spital por një orë më pas u shpall i vdekur. Sanduici me mish pule është porosia që kërkohet më shumë në zinxhirin e restoranteve Popeyes.
Policia njoftoi se ngjarja ndodhi të hënën në Maryland.





