Një 55-vjeçar është goditur me thikë sot pasdite në Fier. Petraq Gjika, është i plagosuri, i cili kishte filluar punë si roje nate në një lokal, pikërisht në vendin ku autori i sulmit me thikë e plagosi.
Ai ka marrë plagë në dorë dhe bark, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se dy personat njiheshin me njeri-tjetrin.
Petraq Gjika kishte filluar punë si roje nate në një lokal, ku më parë punonte në të njëjtin pozicion autori i dyshuar i plagosjes. Burimet e policisë vendore pohojnë se ky mund të jetë shkaku i ngjarjes.





