Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të ndodhur paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie të Maliqit.

M.B., rreth 28 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit dyshohet se është goditur me thikë nga Ë.B., 28 vjeç.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.