Që prej postimit të Kim Kardashian të videos ku dëgjohet Taylor Swift t’i japë aprovimin e saj reperit Kanye West për vargjet e këngës famëkeqe “Famous”, në rrjetet sociale ka plasur një luftë e vërtetë mes personazheve të njohur të showbiz-it botëror.
Artistët e njohur janë ndarë tashmë në dy kampe të mëdha, me Selena Gomez, Chloe Grace Moretz dhe Ruby Rose që janë në mbrojtje të Taylor Swift dhe nga ana tjetër, Demi Lovato, Pharrell Williams, Fifth Harmony dhe motrat Kardashian në krah të Kim





