Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vendosur të mbyllë protestën që nisi më 8 dhjetor 2025.
Protesta që zgjati tre muaj e dhjetë ditë u zhvillua mes përplasjesh me policinë, vështirësive të motit dhe një pritjeje të gjatë për mbështetje më të gjerë qytetare që, siç duket, nuk erdhi kurrë.
Përpara kryeministrisë u vendos një tabelë ku shkruhej, “Sheshi u Lirua”.
Postimi i aktivistes Edona Haklaj
Sheshi u lirua…
Edi Rama, nuk do dëgjojë më çdo ditë poshtë zyrës së tij që është hajdut, por nuk do e ndalojë dot këtë të vërtetë të buçasë në çdo shesh, qytet e fshat të Shqipërisë. Je hajdut me vulë e firmë, o kryeministër!
Sheshi u lirua…
Belinda Balluku nuk i do dëgjojë çdo ditë në zemër të KrimMinistrisë faktet e përsëritura mbi vjedhjet e korrupsionin që ka bërë, por do dëgjojë në çdo cep të Shqipërisë bëmat që ajo me të vetët kanë kryer. Je hajdute dhe e korruptuar, o deputete e mbrojtur nga kartonat e turpit!
Sheshi u lirua…
Uniformave të Policisë nuk do u duhet më të rrethojnë një karton e disa karrige për llogari të pushtetit, e nuk do të fshihen më pas urdhrave të Edi Ramës për të larguar të rrezikshmit që qëndrojnë përballë shefave të tyre. Duke mbrojtur hajdutët, nuk nderoni uniformën e shtetit, o Polici e Shtetit, që në 108 ditë ju përdorën për shoqërim kartoni!
Sheshi u lirua…
Shefat e Policisë që procedojnë e dhunojnë me urdhër nga lart, sot mund të mburren para atyre që u servilosen si militantë partie: “Shef, ja dolëm… i larguam!”
Por nuk na largoni dot nga e vërteta e madhe që ju ndjek kudo: I jeni vënë në shërbim krimit, o shefa që si ligj njihni vetëm ‘urdhrin nga lart’!
Sheshi u lirua…
Opozita që bën xhiro, që kalon sa për sy e faqe dhe largohet pa qëndresë e pa përballje, sot nuk ka më justifilim e as alibi, por ka një pasqyrë më shumë për të parë veten: Sheshin e qëndresës!
Sheshi u lirua…
Ata që u tallën dhe ironizuan këtë qëndresë me thirrje e postime, sot kanë mbetur pa titull për cinizmin e tyre.
Si do ja bëni tani për foto cepash e skutash, Erion Braçe dhe Taulant Balla?
Sheshi u lirua…
Ata që u ankuan për sheshin e “zaptuar”, për hapësirën publike që ju dukej e zënë nga ne, sot mund ta shijojnë qetësinë që kërkonin…Sheshin e keni të lirë, por ju vet a jeni të tillë?
Sheshi u lirua…
Edi Rama na vjedh. Belinda Balluku po mbrohet nga të vetët. Ergys Agasi po bën cirk me kupolën qeveritare. Monika Kryemadhi është opinioniste. Sali Berisha po bën gati paktin e radhës. Lekët tona rrush e kumbulla. Çmimi i karburantit gjithnjë në rritje…
Sheshi u lirua, do protestojë njeri?





