Moderatorja Fjodora Fjora ka folur rreth karrierës së saj shumëvjeçare në televizion, ku ka intervistuar shumë personazhe me famë botërore. Ajo zbuloi gjithashtu detaje nga takimi me aktorin e njohur, Antonio Banderas.

Moderatorja rrëfeu disa nga kujtimet që ruan nga intervistat me disa nga personazhet më të njohur, ku veçoi Zuchero Fornaciarin, Anna Visi dhe Gianni Morandi. Ajo tregoi se ruan foto dhe kujtime shumë të bukura nga intervistat me ta, ku theksoi se këto personazhe të mëdhenj janë në fakt shumë të thjeshtë.

Gjithashtu, ajo bëri një krahasim me personazhet e njohur shqiptarë, për të cilët tha se “ia lënë seen” dhe se janë ende njerëz që duan të shesin veten e tyre për të fituar para.

“Ka shumë komplekse Shqipëria… E para kam pasur fatin të intervistoj njerëz shumë të cilët sa më të famshëm që ishin aq më të thjeshtë bëheshin. Një nga kujtimet e mia që i ruaj edhe me foto, kam për shembull një foto të Zuccheros i cili më puth në ballë pas intervistës sepse i pëlqeu shumë intervista me mua. Një njeri që për mua është kult në muzikë dhe për mua është një vlerësim i jashtëzakonshëm. Më kujtohet që Anna Visi më kapi për dore dhe duke qenë se kishte shumë punë dhe nuk po arrinte do të ma jepte intervistën ishte aq e mirë sa thoshte “ti do vish me mua dhe sapo të gjejmë hapsirë do ta bëjmë atë intervistë.” Më kujtohet që në 12:30 të natës ka ndaluar dhe më ka dhënë një intervistë, Gianni Morandi në Itali. Këta që ma lënë seen sot nuk më ngrenë dhe nuk më ulin asgjë, fare. Thjeshtësia është virtyt i njerëzve të mëdhenj. Janë njerëz të cilët kanë arritur gjithçka në jetë dhe duan ta ndajnë me të tjerët kuse këta janë ende njerëz që duan të shesin veten e tyre për të fituar para me klikimet. I mirëkuptojmë kur i shesin te faqja e tyre se kanë nevojë.”- tregoi Fjodora Fjora teksa ishte e ftuar në “Why Not.”

Ajo zbuloi gjithashtu detaje me takimin e saj me aktorin e njohur Antonio Bandera në Paris. Fjodora tregoi se gjithçka ishte një rastësi në një restorant, ku ai ishte me gruan e tij të dytë. Moderatorja tregoi se i ka shkruar gruas së aktorit në rrjetin social Instagram për të pasur një takim me aktorin.

“Nëse unë kisha një njeri ëndërr në jetën time, ky ishte Antonio Banderas. Ishim në një restorant dhe unë e kisha shumë afër dhe ai ishte me kurriz. Ai ishte me gruan e tij të dytë dhe po shikoja, fillova të klikoja në Instagram dhe ajo ishte shumë e dhënë pas Instagramit dhe postonte çdo gjë. Dhe thashë, një njeri që e përdor kaq shumë Instagramin po ti shkruaj do e shohi, do e shikojë që jam “official” dhe thashë do ma kthejë. Dhe është shumë e vërtetë, i shkruajta, asaj jo atij dhe i thashë: Të lutem, jam një gazetare nga Shqipëria, jam ulur dy tavolina pas jush. A ka mundësi të të besdis vetëm dy minuta sepse Antonio është personazhi që unë adhuroj më shumë në jetë. Edhe seen ajo mua. Çohet ajo në këmbë, po shkonte në tualet, dhe në momentin që kthehet po shikonte nga unë. Më tha ju jeni ajo vajza që më shkruajti në Instagram. “Po”, i thashë. Okej më tha dhe shkova bashkë me të te tavolina, dhe pata edhe paturpërsinë e madhe t’i thoja “a më bën një foto”. Ndenja nja 5-6 minuta me të.  Shumë person i thjeshtë, një thjeshtësi e habitshme.”– zbuloi moderatorja.