14gusht 2015 – Pronar deri dje i një makine “Ferrari” sot mbetet dhe pa lekë. Kjo i ka ndodhur shitësit të mjetit luksoz, të cilit iu bllokua në bankë shuma prej 100 mijë euro që i kishte marrë nga blerësi i makinës.
Vendimi është marrë nga prokuroria e Elbasanit për llogarinë bankare të P.Çelës, për shkak të dyshimeve mbi burimin e parave.
Blerja është bërë nga A.Toli, i cili kishte në pronësi një biznes me lojëra kompjuterike për fëmijë, por që sipas organit të akuzës nuk e justifikon shumën e të ardhurave prej 100 mijë eurosh, aq sa për të blerë makinën.
Për këtë arsye është bërë bllokimi i parave, deri në kryerjen e hetimeve mbi Tolin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/