Kam shëndet të mirë, jam 30 vjeç dhe jam një artist.

Nuk pi duhan dhe nuk drogohem, marr çdo ditë vitamina dhe kam zakone të mira ushqimore", kështu e përshkruan vetën një djalë, sikur dëshiron të justifikojë flokët e tij të cilat dëshiron t’i shesë në internet për 600 dollarë.

Flokët tij janë të gjata 68,5 centimetra dhe ai ua përshkruan ngjyrën si të zezë me shkëlqim. "Ndriçojnë si një korb nën dritën e hënës”, ka thënë ai.