21 qershor 2014 – Nje burrë ka shitur një kuti për 10 $ pa e ditur se brenda kishte një unazë vlera e së cilësh ishte 23 mijë $.
Kutia brenda kishte unazën dhe një orë me vlerë, të cilat bashkëshortja e tij i kishte vendosur për t’i pasur sa më larg fëmijëve që nuk linin gjë rehat.
Por burri qëlloi me fat, pasi personi që e kishte blerë mesa duket ka njohur vlerat e unazës dhe të orës e për këtë ia ka kthyer çiftit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





