Akademiku i njohur Artan Fuga përmes një analize ka ironizuar të korruptuarit me tendera dhe bakshishe.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, Fuga thekson se këta persona jo vetëm që duhet të përbuzen, por edhe duhet të izolohen nga shoqëria.

Sipas tij, për ta fajin e ka shkolla dhe edukimi.

“Kujtojnë se edhe në botën e përtejme do të shkojnë me ato pasuri që kanë mbledhur me grykësi, të vjen t’ja plasësh gazit, po qe se nuk je me inat me ta, kujtojnë se pasuria do t’i mbrojë nga zonja Vdekje që do ua rrëmbejë të gjitha, kujtojnë se leku i vjedhur, grabitur, apo fituar me hilera e poshtërsi, do t’i mbrojë nga sëmundjet, kujtojnë se po të hanë në restorante me çmime në stratosferë, po qe se shëtisin me varka vrastare fëmijësh, po pinë verë 40 mijë euro shishja do të jenë më të lumtur”, shkruan Fuga.

REAGIMI I FUGËS
Cfarë keqkuptimi!!!
Këta të korruptuarit me tendera, me bakshishe, me lloj lloj gjërash që kanë synim pasurimin e paligjshëm, veç të tjerash, duhet jo vetëm të përbuzen, madje të izolohen nga shoqëria, por janë edhe në një keqkuptim absolut! E ka fajin shkolla dhe edukimi për këtë!

Mua më vjen keq për ta!

Kanë një keqkuptim gjigand të mjerët për jetën dhe vdekjen! Ju betohem!
Kujtojnë se edhe në botën e përtejme do të shkojnë me ato pasuri që kanë mbledhur me grykësi, të vjen t’ja plasësh gazit, po qe se nuk je me inat me ta, kujtojnë se pasuria do t’i mbrojë nga zonja Vdekje që do ua rrëmbejë të gjitha, kujtojnë se leku i vjedhur, grabitur, apo fituar me hilera e poshtërsi, do t’i mbrojë nga sëmundjet, kujtojnë se po të hanë në restorante me çmime në stratosferë, po qe se shëtisin me varka vrastare fëmijësh, po pinë verë 40 mijë euro shishja do të jenë më të lumtur, kujtojnë se ata që i rrethojnë janë miqtë e tyre të vërtetë, hahahahahaha, madje mendojnë se atje ku do të shkojnë do marrin me vete dashnore, rroba firmato, dhe harrojnë se dhe shtëpitë me dyqind dhoma, të fshehura pas gardheve me beton, nuk janë pronësi e tyre, janë vetëm me qira për disa sekonda, se në fund të gjithë do shkojnë atje te ata me lopatë!!!
Cfarë humbje kohe të kotë që bëjnë në vend të pasurojnë shpirtin!
Harxhojnë jetën, për të fituar atë që do t’u marrin me dhimbje edhe po qe se i shpëtojnë SPAKUT, e SPATËS!
Të vdesësh gazit nga keqkuptimet e tyre, nga fakti si e harxhojnë kot jetën e tyre, preh e ambicjeve, iluzioneve, budallallikut!

Cfarë përgjegjësie shkolla shqiptare që i ka lënë injorantë në gormarllikun e tyre!
Qesh, qesh, qesh!