SHBA, 26 shkurt 2014– Një çift nga Kalifornia veriore, ndërsa nxirrte shëtitje qenin një vit më parë, ka zbuluar në pronën e tyre një pasuri të vërtetë. 10 milion dollarë arrin vlera e monedhave të arta, që çifti i gjeti të groposura nën një pemë të vjetër. Ato ishin vendosur në 6 vazo të ndryshme dhe nuk dihet prej sa kohësh qëndronin aty.

Gati të gjitha monedhat e arta, rreth 1427 copë, i përkasin viteve 1847-1894, bën të ditur për Daily Mail, David Hall, bashkëthemeluesi i shërbimit profesional të monedhave në Santa Ana. Ka qenë pikërisht ai, personi që ka verifikuar autenticitetin e tyre.

Sipas ekspertëve, disa prej monedhave të gjetura nga çifti amerikan janë aq të rralla sa vetëm njëra prej tyre mund të arrijë të shitet në treg për 1 milion dollarë.  

Familja që ka zbuluar thesarin e rrallë ka preferuar të mbetet anonime. Çifti është rreth të dyzetave dhe prej vitesh jetonin në pronën e pozicionuar në një zonë rurale, aty ku u gjetën monedhat. Ende nuk është zbuluar se kush i ka groposur monedhat aty dhe në çfarë kohe e ka realizuar këtë veprim.

Zona ku u zbulua thesari (shihet në hartën e fotografisë 6) është e njohur shumë vite më parë si një nga vendet ku u përqendrua gjuetia e floririt, rreth viteve 1848-1864. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/