Shëtiste nudo në sheshin Vittorio, në Romë, por është ndaluar nga policia bashkiake e kryeqytetit italian.
Karabinierët e kanë detyruar burrin të vishej. Zona në fjalë është pjesë e qendrës historike të Romës, por në të nuk mungojnë të pastrehët apo shpërndarësit e drogës.
Pavarësisht protestave të banorëve, situata nuk ka ndryshuar. Në 6 prill, një tjetër burrë parakalonte nudo përmes sheshit, ndërsa po i drejtohej një shatërvani aty pranë për të bërë një dush.
Ndërsa në muajin shkurt, në këtë zonë u regjistruan dy ngjarje të rënda; një grindje e dhunshme u mbyll me plagosje, ndërkohë q5 një 75-vjeçare e pastrehë u përdhunua nga një 31-vjeçar senegalez, raporton Il Messaggero.





