Në shëtitoren “Taulantia”, që duket se ende s’ka përfunduar plotësisht, vijojnë të kryhen investime.

Pas vendosjes së koshave të mbeturinave, këtë herë rradhën e kishin stolat.

Kushdo që ka shëtitur përgjatë shëtitores, nuk ka sesi mos t’i bjerë në sy se një pjesë e gjatësisë së saj është “pajisur” edhe me stola të drunjtë.

E ashtuquajtura “Lungomare” në jug-perëndim të qytetit, është zona më e frekuentuar nga qytetarët kryesisht në orët e mbrëmjes.

Punimet për rehabilitimin e saj nisën dy vite më parë me financim të Qeverisë Shqiptare, ndërsa projekti u zbatua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Durrës. Projekti kapi vlerën 4.2 milionë euro, që u dhanë në formën e kredisë nga Banka Botërore.

K.Gj.