“E pandriçuar dhe në errësirë totale, e sa herë bie shi mbulohet nga uji!”
Kështu e përshkruan gjendjen e shëtitores “Taulantia” kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi në një postim në rrjete sociale.
“Kështu janë shpërdoruar miliona e miliona euro të banorëve të Durrësit. Me projekte skandaloze që zbatohen vetëm për përfitim të oligarkëve dhe jo në shërbim të banorëve”,- shkruan më tek Kuçi.
Më herët gjatë ditës, “DurrësLajm” trajtoi mungesën e ndriçimit në shëtitoren 2.8 milionë euro, rikonstruksioni i të cilës përfundoi dy muaj më parë.
2.8 milionë euro u shpenzuan për shëtitoren “Taulantia” dhe ja gjendja e saj: e pandriçuar dhe në errësirë totale, e sa…
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Sunday, February 7, 2021