Stuhia detare e ditëve të fundit ka nxjerrë një numër të madh gurësh të përmasave të mëdha në shëtitoren “Taulantia”, të cilët janë shpërndarë në një pjesë të konsiderueshme të gjatësisë së saj.
Krahas leshterikëve, pjesë e pandarë e kësaj hapësire publike, gjatë këtyre ditëve syri të kap me dhjetëra gurë të mëdhenj në shëtitore.
Pavarësisht pastrimit të vazhdueshëm të leshterikëve nga Ndërmarrja e Shërbimit Komunal, gurët nuk janë lëvizur nga aty.
Kujtojme se pak ditë më parë stuhia detare dhe reshjet me intensitet të lartë të shiut, bënë që një pjesë e kodrës së Currilave të rrëshqiste duke bllokuar aksin rrugor. U deshën orë të tëra pune nga mjetet e rënda për të mundësuar lirimin e rrugës dhe rikthimin normal të qarkullimit.





