Edhe pse temperaturat gjatë natës ulen ndjeshëm, me dhjetra qytetarë i gjen çdo mbrëmje tek “Vollga”, siç edhe e quajnë ata shëtitoren “Taulantia”.

“Besnikë” të shëtitjes buzë detit, tashmë durrsakët shijojnë ecjen në sheshin tërësisht të transformuar.

Mbrëmjen e sotme, kamera e “DurrësLajm” fokusoi disa momente të këndshme. 

Atmosfera e ngrohtë e krijuar nga alegria që sollën muzikantët e rrugës, bëri që qytetarët të kërcenin e dëfreheshin duke sfiduar të ftohtin e kësaj të shtune.