Trajneri ukrainas mund të japë dorëheqjen nga ekipi italian Genova pa u shkarkuar nga këta të fundit.
Rezultatet negative janë shqetësuese për të dhe ekipin gjithashtu.
“Sportmediaset” shkruan se nëse Cannavaro nuk do të nënshkruante me kombëtaren e Polonisë, atëherë Shevchenko do të ishte emri kryesor për t’u ulur në stolin e trajnerit.
Në 9 ndeshje të zhvilluara në Serinë A, Shevçenko me Xhenoan e tij nuk ka mundur dot që të fitojë asnjë sfidë, ku ka barazuar 3 dhe humbur 6.
Sipas mediave italiane ish-sulmuesi legjendar i Milanit është favoriti kryesor për tu ulur në stolin e Polonisë, ku aktualisht janë pa trajner pas largimit të Paulo Souzës.





