Fotot që e tregojnë të shtrirë në një krevat hoteli bashkë më nxënësin e saj janë provat më të forta për prokurorinë se mësuesja 27 vjeçare, Isabelle Graham, ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 17 vjeçar. Fotot janë publikuar në rrjetet sociale dhe janë shkrepur nga një tjetër nxënës që ka hyrë në dhomën e hotelit.
Po ndërkohë mësuesja mbrohet duke thënë se e kanë droguar, sepse në asnjë mënyrë ajo nuk do të kishte bërë veprimet e dokumentuara edhe nga kamerat nëse do të kishte qenë esëll.
Ngjarja për të cilën akuzohet 27 vjeçarja është regjistruar në qershor të vitit 2014, kur maturantët po festonin mbarimin e shkollës.
Mësuesja shihet kur del nga hoteli ku po zhvillohej festa së bashku me nxënësin për të shkuar në një tjetër hotel, ku qëndron disa orë. Ajo shfaqet duke shkëmbyer të puthura me nxënësin, gjë që sipas prokurorit nuk tregojnë se është e droguar.
Edhe analizat në spital nuk kanë konstatuar praninë e substancave narkotike në gjakun e profesoreshës.
Por nga ana tjetër, në gjyqin kundër saj, mësuesja mbrohet nga bashkëshorti, i cili duke u bazuar në faktin se Isabelle është një katolike e devotshme deklaron me bindje se ajo nuk do të bënte kurrë një veprim të tillë.
Mbetet të shihet kujt do t’i japë të drejtë gjykata dhe nëse Isabelle do të lejohet të ushtrojë profesionin e saj të mësimdhënies.





