Një nga balenat më të rralla në botë është parë të dalë në brigjet australiane.

Balena e bardhë po migronte drejt ujërave të ngrohtë tropikalë.

Kjo lloj balene quhet Migaloo (mik i bardhë) dhe është parë për herë të parë po në Australi, në vitin 1991.

Balena e bardhë u fotografua në portin Byron në lindje të brigjeve australiane, duke bërë udhëtimin e përvitshëm nga Antarktida në ujërat e ngrohtë të Queensland.

Oskar Peterson, që drejton Qendrën për Kërkimin e Balenave të Bardha me bazë në Australi, tha se balena ishte e gjinisë mashkull dhe mund të jetë 30 vjeç.

Besohet se balena të tilla mund të jenë 2 ose 3 në të gjithë botën.