RUSI, 1 prill 2013 – Organizata "Greenpeace Russia" zhvilloi pranë mureve të Kremlinit një aktivitet në mbrojtje të Arktikut nën moton "Arktiku nuk është në shitje!". Në lumin Moska, mbi një bllok akulli u duk në lundrim një ari polar. Aktivistët e "Greenpeace Russia" u bënë thirrje autoriteteve ruse për të treguar më shumë vëmendje ndaj problemeve të rajonit të Arktikut.

"Kompanitë e pangopura, lakmitare të naftës po gllabërojnë Arktikun. Atyre nuk u interesojnë aspak arinjtë dhe balenat, të cilat rrezikojnë të zhduken nga uria", – thuhet në deklaratën e "Greenpeace Rusia".

Dy korporata shtetërore, norvegjezja “Statoil” dhe ajo ruse "Rosneft", po krijojnë një sipërmarrje të përbashkët për nxjerrjen e naftës në detin Barenc.