Mes morisë së virozave të shumta dhe alergjive tek shumë fëmijë të vegjël është duke qarkulluar infeksioni Pertus apo siç njihet ndryshe kolla e mirë.
Edhe pse të vaksinuar ndaj këtij infeksioni fëmijët e vegjël kanë manifetsuar kollë të zgjatur në kohë madje tre javët e fundit janë paraqitur 28 raste në urgjencën e pediatrisë. Infeksioni i ‘Pertus’ shfaq simptoma të rënda tek fëmijët e vegjël por mund të shkaktojë deri dhe humbje jete.
Vaksina ndaj infeksionit ‘Pertus’ bëhet tek fëmijë në moshën dy muaj, 4 muaj dhe 6 muaj e më pas bëhet doze përforcuese në moshën 4-5 vjeçare dhe një tjetër 16 vjeç . Por infeksioni ‘Pertus’ mund të prekë edhe të rriturit.
Infeksioni ‘Pertus’ ka qarkulluar por me raste sporadike ,ndryshe nga ky vit ku janë prekur shumë fëmijë të vaksinuar dhe kanë manifestuar formë të rëndë.