14 dhjetor 2014 –  Sipas agjencisë së lajmeve “Sot”, ish-kryeministri Fatos Nano, ka nisur një fushatë reagimesh në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, për t’i paraprirë një lëvizje politike.

Më tej, lideri historik i PS thekson se shqiptarët janë të lodhur nga premtimet boshe.

“Ne vazhdojmë t’i shpallim luftë njerëzve të këqij në vend se t’i shpallim luftë asaj që i bën njerëzit të këqinj”, shkruan Nano.

“Shqiptarët janë lodhur nga fjalët dhe premtimet boshe! Reforma duhet të jetë popullore dhe jo elektorale në interes të partive.

Miqtë e mi të dashur, ju ftoj të bëheni pjesë e faqes së mëposhtme duke sugjeruar dhe miqtë tuaj.

Aty mund të shprehni mendimet tuaja për tema të ndryshme të shoqërisë shqiptare”, deklaron Nano.

Sipas “Sot”, ish-kryeministri Fatos Nano ka deklaruar se politika shqiptare është kthyer në një han pa porta, duke shprehur mospajtimin e tij me zhvillimet politike pas rotacionit politik.

“’Politika shqiptare’ është kthyer në një ”han pa porta””, ka deklaruar Nano.

“Sot” shkruan se edhe pse pozitat e kryeministrit Edi Rama janë më të forta se kurrë, shfaqja e Fatos Nanos, tronditi gjithë lidershipin aktual socialist, pasi shumë socialistë të pakënaqur, shpresojnë ende tek kryetari i parë.

Kjo tronditje u vu re nga vërshimi i qindra mijëra komenteve të te gjithë të punësuarve të ministrave sorosistë e atyre të deputetit Koço Kokëdhima.

Ndërsa të entuizazmuar janë treguar të punësuarit e Lul Bashës, të cilët e inkurajonin Nanon të rikthehet sa më parë, pasi është lideri historik i socialistëve që i mungoka Shqipërisë.

/index.al/