Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka qenë e pranishme sot në eventin me temë “Shqipëria Turistike 2030”. Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiakja e kryeqytetit shqiptar të turizmit shkruan ndër të tjera se “ne ndërtojmë vizionin për të ardhmen: një Shqipëri që udhëheq turizmin në rajon! Do të vazhdojmë punën pa u ndalur për ta kthyer vendin tonë në destinacionin më të kërkuar në Ballkan dhe më gjerë.“
Postimi i plotë:
Me Kryeministrin Edi Rama në eventin Shqipëria Turistike 2030.
Në mbyllje të një sezoni të jashtëzakonshëm veror, ndërsa turistët vijojnë të përjetojnë magjinë e Durrësit dhe të gjitha qyteteve tona, ne ndërtojmë vizionin për të ardhmen: një Shqipëri që udhëheq turizmin në rajon!
Do të vazhdojmë punën pa u ndalur për ta kthyer vendin tonë në destinacionin më të kërkuar në Ballkan dhe më gjerë.





